Një i mitur ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga tre persona të mitur.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:50 në rrugën “Shpëtim Robaj”, në Prishtinë.
Tutje thuhet se viktima dhe njëri nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë arrestuar.
“Ankuesi mashkull kosovar i mitur, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur. Viktima dhe njëri nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/