Një person (i mitur) është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht një të mitur tjetër.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 16:00 në rrugën “Xheladin Hana”, në Prishtinë.
Siç thuhet në njoftim, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/