Një i mitur është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht babanë e tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 19:40, në Vushtrri.
Tutje bëhet e ditur se të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar- i mitur, pasi që kishte sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/