Site icon Telegrafi

I mituri plagos një person në Gjakovë shkaku i një mosmarrëveshje – arrestohet nga policia

Një tentim vrasje ka ndodhur të mërkurën në rrugën “Shefqet Alija” në Gjakovë.

Policia ka bërë të ditur se ka arritur të arrestoi të dyshuarin mashkull kosovar i mitur.

I njëjti sipas policisë pas një mosmarrëveshje kishte plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe dy gëzhoja.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Policia njofton se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version