Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shoqëruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës një të mitur pasi i njëjti ka kërcënuar me thikë familjarët e tij.
Rasti ka ndodhur të martën në Prishtinë, në ora 00:20.
“Njësiti policor ka shoqëruar në QKUK të dyshuarin mashkull kosovar (i mitur), pasi që i njëjti ka kërcënuar me thikë familjarët e tij. Është konfiskuar një thikë. I dyshuari është hospitalizuar në repartin neuropsikiatrik”, thuhet në njoftim.
Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/