Një i mitur është arrestuar, i cili pas një zënke verbale që kishte pasur me motrën e tij e kishte kanosur atë më një mjet të mprehtë (thikë).
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 16:30, në Gjakovë.
Siç thuhet në raport, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me viktimën femër kosovare (motrën e ti) e kishte kanosur atë me një mjet të mbrehtë (thikë). I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/