Një person i moshës së mitur i kombësisë serbe ka pësuar lëndime trupore pasi është kafshuar nga një qen, të cilin e shëtiste një femër.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të martën në rrugën “Vojvoda Putnik”, Mitrovicë.
“Raportohet se viktima moshës e mitur mashkull K/Serb, ka pësuar lëndime trupore nga një kafshim i një qeni të cilin e shëtiste një femër e panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim