Një person (i mitur) derisa ka qenë duke drejtuar automjetin (pa patent shofer), nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një muri rrethues.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 13:00 në fshatin Reznik, Vushtrri.
Tutje në raport bëhet e ditur se përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi dhe një pasagjer mashkull kosovar i mitur.
“I dyshuari mashkull kosovar (i mitur), derisa ka qenë duke drejtuar automjetin (pa patent shofer), nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një muri rrethues. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi dhe një pasagjer mashkull kosovar i mitur”, thuhet në raport.
Gjithashtu siç thuhet në raport të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. /Telegrafi/