Mitsubishi EVO X nuk do të ketë një pasardhës, mirëpo “shpirti i tij do të vazhdojë të jetojë”.
Në vend të një veture sportive, Mitsubishi planifikon që të nxjerrë në treg një SUV me motor hibrid, i cili në bazë të stilit do të jetë shumë i ngjashëm me konceptin GT (në foto).
SUV Hybrid i paralajmëruar shfrytëzon të njëjtën platformë sikur modeli elektrik, MiEV Evolution, ndërsa do të funksionojë edhe me Super All Wheel Control (S-AWC), me tërheqje në të katër rrotat. /Telegrafi/