Site icon Telegrafi

Mitrovski: Sektori bankar është stabil

Sektori bankar në Maqedoni është stabil, i sigurt dhe likuid. Të sigurta janë edhe kursimet depozitare në bankat, porositën sot nga Shoqata Bankare pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë me rastin e Ditës Botërore të Kursimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Shoqatës Kosta Mitrovski deklaroi se bankat janë të gatshme në periudhën e ardhshme ta kreditojnë popullatën dhe veçanërisht kompanitë.

Ministri i Financave Kiril Minoski, i cili mori pjesë në shënimin e Ditës Botërore të Kursimit, paralajmëroi se edhe në periudhën e ardhshme do të krijohen masa me të cilat do të sigurohen kushte më të mira me çka do të rriten të ardhurat e qytetarëve dhe me këtë edhe do të rriten kursimet depozitare në banka.

Ai theksoi se në konkludim me shtatorin e këtij viti, depozitat e popullatës kanë arritur diçka mbi 213 miliardë denarë dhe është arritur rritje vjetore prej 1,3 për qind.

Arsyet për shkallën më të ulët të rritjes së depozitave të popullatës, sipas Minoskit, janë ndikimi i krizës politike, spekulimet për devalvimin e mundshëm të denarit dhe ndikimi i krizës së refugjatëve që kanë sjellë deri në tërheqje të depozitave, veçanërisht në prill, maj dhe qershor.

Me rastin e Ditës botërore të kursimit, 42 punonjësve më të mirë bankar në sportele iu janë ndarë mirënjohje. /Telegrafi/

Exit mobile version