Viktima mashkull kosovar ka raportuar se tre të dyshuar të armatosur kanë hyrë në lokalin ku punon dhe nën kanosjen e armës e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë dëmtuar xhamat reklamues të lokalit .
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:50 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.
Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. Dy prej të dyshuarve janë të njohur për policinë dhe në oborrin e shtëpisë së njërit të dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një fishek 7.2 mm.
Të dyshuarit ende nuk janë hasur nga policia. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/