Site icon Telegrafi

Mitrovicë, policia njofton për një rast të dhunës në familje

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë, pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Arrestimi i tij ka ndodhur ditën e shtunë, transmeton Telegrafi.

“I dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje në familje ka shkaktuar dhunë fizikisht dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare”.

Policia njofton se është lëshuar urdhër mbrojtës i përkohshëm, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullte hetimore./Telegrafi/

Exit mobile version