Site icon Telegrafi

Mitrovicë, pas të shtënave në ahengje policia konfiskon katër armë dhe arreston katër persona

Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës ka njoftuar se në vazhdën e angazhimeve të vazhdueshme policore në fushën e parandalimit të të shtënave në ahengje, njësitë policore gjatë vikendit kanë intervenuar në pesë lokacione të ndryshme.

“Rastet e të shtënave kryesisht në ahengje familjare, janë raportuar në lokacione të ndryshme, duke përshi zonën e Mitrovicës, Vushtrrisë e Skenderajt, reagimi i shpejt policor ka rezultuar me identifikimin e lokacioneve ku ishin raportuar të shtënat, ku fillimisht ka rezultuar me gjetjen provave materiale të gëzhojave, si dhe konfiskimin e katër armëve të ndryshme, një pushkë automatike, dhe tri pistoleta.

Katër persona të dyshuar janë arrestuar dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë penale për, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës, ’’përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’’, thuhet në njoftimin për media.

Pas procedurave të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

Policia apelon te të gjithë qytetarët që të mos përdorin armë në ahengje, çdo shkrepje arme, rrezikon qytetarët, pronën, çdo plumb godet një cak. /Telegrafi/

Exit mobile version