Një person është gjetur pa shenja jete dje në Mitrovicë.
Policia njofton se viktima është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, rreth orës 09:00.
“Mitrovicë 26.07.2022-09:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në obduksion.
Rasti është duke u hetuar si “Vdekje e dyshimtë”. /Telegrafi/