Një i mitur aksidentalisht ka plagosur me armë zjarri një të mitur tjetër. Kjo ngjarje ka ndodhur në Mitrovicë.
Policia tha se i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Në vendngjarje është gjetur dhe është konfiskuar një revole e llojit Zastava.
Me vendim të prokurorit, rasti ka kaluar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/