Site icon Telegrafi

Mitrovicë, iniciohet rast ndaj katër personave që nuk respektuan vendimet për COVID-19

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka hapur rast ndaj katër personave në Mitrovicë, pasi që të njëjtit nuk kishin përfillur vendimet për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Ndaj katër personave është iniciuar rasti si më lartë për shkak të mos respektimit të masave për parandalimin e COVID-19.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version