Telegrafi

Mitrovicë, gjendet një pushkë me 60 fishekë të mbështjellur në qese najloni

trotinet

Policia e Kosovës njoftoi të martën se një qytetar në Mitrovicë ka hasur në një pushkë dhe 60 fishekë të mbështetjellura në një qese najloni.

Sipas njoftimit, arma dhe fishekët janë konfiskuar nga njësiti i krim teknikës.

“Mitrovicë 21.08.2023 – 13:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kishte hasur një pushkë dhe 60 copë fishekë të mbështjellura në një qese najloni. Arma dhe fishekët janë konfiskuar nga njësiti i krim teknikës”, thuhet në raportin policor.

Rasti nën hetime./Telegrafi/