Telegrafi

Mitrovicë, dy vdekje të dyshimta brenda 10 minutave

Foto: Ilustrim

Dy femra janë gjetur pa shenja jete të premten rreth orëve të pasdites, në Mitrovicë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima në rastin e parë është gjetur rreth orës 18:10.

“Mitrovicë 08.09.2022 – 18:10, është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kompetent. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Ndërsa viktima tjetër është gjetur rreth orës 18:19 në banesën e saj.

“Mitrovicë 08.09.2022 – 18:19, është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/