Telegrafi

Mitrovicë, burri rrahu gruan dhe djeg shtratin e gjumit

trotinet

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës që ka ndodhur në Mitrovicë.

Siç njofton Policia, viktima ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i cili më pas i ka vënë zjarrin shtratit të dhomës së fjetjes.

“Mitrovicë 09.06.2023-20:18. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, i cili në shenjë revolte i ka vënë zjarrin shtratit të dhomës së fjetjes”, u shpreh ajo.

Policia shton tutje se zjarri është lokalizuar ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/