Telegrafi

Mitrovicë, arrestohet serbi që vrau një serb para pesë vitesh

Foto: Arkiv

Një serb është arrestuar në fshatin Sërbovc të Mitrovicës, pasi vite më parë dyshohet se në rrethana ende të panjohura e ka privuar nga jeta viktimën mashkull serb.

Sipas Policisë, viktima ishte raportuar si i zhdukur më 06.03.2014, ndërsa, është vrarë pas tri ditësh.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/