Telegrafi

Mitrovicë, arrestohet serbi që shtiu me armë zjarri

Një person është arrestuar në Mitrovicë, për armëmbajtje pa leje.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se një serb i dyshuar nën ndikimin e alkoolit ka shtënë me armë zjarri, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb , pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka shtënë me armë  zjarri. Nuk është raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim.

Tutje, policia bën të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari mbahet deri në këndellje më pas do të intervistohet dhe të vazhdohet me procedura tjera./Telegrafi/