Gjatë kontrollit të trafikut rrugor Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale në ‘kanosje’.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë për ‘mospërfillje të urdhrave’ dhe ‘kanosje’ të zyrtarëve policorë në kohën kur ai ishte ndaluar për një kontroll rutinë të trafikut rrugor në rrugën ‘Pajazit Boletini’ në Mitrovicë.
Nga matja që i është bërë me alkool-test, ka rezultuar se i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit në vlera 1.82 promil.
Me vendim të prokurorit të çështjes, të dyshuarit Sh. P. 51 vjeçar i është caktuar masa e ndalimit policor.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për vepër penale ‘kanosje’. /Telegrafi/