Pasi të enjten kishte “shantazhuar” një person në rrjetin social Facebook, të hënën është arrestuar i dyshuari se ka kryer këtë veprim.
Kështu thuhet në raportin e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
Më tutje në atë komunikatë thuhet pas një hetimi të mirëfilltë mbi dyshime të arsyeshme, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar të dyshuarin 25 vjeçar V.Z, shtetas i Republikës së Kosovës.
“Ndërsa si prova materiale i është sekuestruar telefoni i cili është përdorur në veprën penale.
Arrestimi i të dyshuarit është realizuar mbi bazën e provave materiale të siguruara, ku i dyshuari me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm përmes rrjetit social ka shantazhuar viktimën e rastit.
Pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa lënda do të procedohet në Prokurori”, thuhet në këtë komunikatë. /Telegrafi/