Një person ka raportuar se disa persona I kanë vjedhur 26 bitcoin (kriptovalutë).
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 02:00, në Mitrovicën e veriut.
Siç thuhet në raport, në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur 26 bitcon (kriptovalutë). Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse”, thuhet në raport. /Telegrafi/