Një person ka raportuar se disa të panjohur nga shtëpia e tij kanë vjedhur një sef, para të gatshme, stoli ari, katër telefona, dokumente personale, dy orë dore dhe një leje të armës së gjuetisë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 23:10, në Mitrovicë.
Siç thuhet në raport, rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur nga shtëpia e tij kanë vjedhur një sef, para të gatshme, stoli ari, katër telefona, dokumente personale, dy orë dore dhe një leje të armës së gjuetisë. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në raport. /Telegrafi/