Një person është arrestuar pasi gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të tij i janë gjetur dhe sekuestruar 24 bimë kanabis sativa, 435 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë dhe një telefon celular.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 12:30, në Mitrovicë.
Tutje në raport bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të tij janë gjetur dhe sekuestruar: 24 bimë kanabis sativa, 435 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë dhe 1 telefon celular. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Telegrafi mëson se rasti ka ndodhur në lagjen Vaganicë. /Telegrafi/