Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të grabitjes me armë në Mitrovicë.
Në raportin policor bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të shtunën, në ora 00:10.
“Rr. Hasan Prishtina, Mitrovicë 29.04.2023-00:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të maskuar duke e kanosur me armë, i kanë grabitur një shumë parash të gatshme dhe të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent.
Po ashtu në vend e ngjarje kanë dalë njësitë policore të cilat dhe janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/