Një person ka raportuar se derisa ishte duke i kryer disa punime ka gjetur një mjet të dyshimtë (granatë dore).
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30, në Mitrovicë.
Tutje bëhet e ditur se njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa ka dalë njësia për deminim e KFOR-it i cili ka tërhequr mjetin e dyshimtë duke e shpërthyer në një vend të sigurt.
“Dëshmitari kosovar ka raportuar se derisa ishte duke i kryer disa punime ka gjetur një mjet të dyshimtë. Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësia për deminim e KFOR-i cili ka tërhequr mjetin e dyshimtë (granatë dore) duke e shpërthyer në një vend të sigurt pa incidente”, thuhet në raport. /Telegrafi/