Komuna e Mitrovicës, ka njoftuar qytetarët e saj se manifestimet e parvjetshme “Ditët e Mërgatës” do të shtyhen për më 31 korrik të këtij viti, të martën.
Manifestimi i paraparë për sot, e diele, është shtyrë siç njofton komuna e Mitrovicës për shkak të shpalljes së ditës së zisë nga presidenti Thaçi, për shkak të vdekjes së veprimtarit Adem Demaçi.
“Për shkak të ndarjes nga jeta e veprimtarit të shquar, Adem Demaçi, dhe shpalljes së zisë kombëtare për tri ditë nga ana e Presidentit të vendit, organizatorët kanë marrë vendim që manifestimi tradicional ”Dita e Mërgimtarëve”, i paraparë të mbahet në Bajgorë më 29 korrik të anulohet. Manifestimi do të mbahet të martën, me 31.07.2018, duke filluar në ora 12:00, në Bajgorë”, thuhet në njoftimin e komunës të publikuar në faqen zyrtare të saj, përcjell Telegrafi