Futbollistet e Mitrovicës kanë shënuar fitore në ndeshjen e parë të fazës parakualifikuese që po zhvillohet në Malin e Zi.
Kampionet e Kosovës kanë arritur të mposhtin kampionin e Rumanisë, Olimpia Cluj, me rezultat 2-1, në kuadër të Grupit 2.
Golat për skuadrën mitrovicase i shënuan Liridona Syla (24’) dhe Ambra Gjegji (30’), derisa golin e vetëm për rumunet e shënoi M. Ficzay (90’).
Pjesë e këtij grupi janë edhe kampioni i Malit të Zi, Breznica dhe kampioni i Bullgarisë, NSA Sofia.
Kjo është fitorja e parë që klubet e futbollit të femrave nga Kosova kanë realizuar në garat e Ligës së Kampionëve, pas katër vjetësh pjesëmarrje.
Dy herë Kosova në këtë garë u përfaqësua nga Hajvalia, derisa sivjet dhe vitin e kaluar futbollin e femrave të Kosovës e përfaqëson Mitrovica.