Metropoliti i Malit të Zi dhe Bregdetit, Amfilohije, është infektuar me coronavirus dhe është vendosur në Qendrën Klinike të Malit të Zi.
Më herët sot, Amfilohije u vendos në një spital në Cetinje për shkak të përkeqësimit të shëndetit dhe u testua për coronavirus.
Spitali tha se Mitropoliti u pranua në spital pasi kishte ethe, raporton rtcg.me.
“Edhe pse gjendja e përgjithshme shëndetësore është akoma në rregull (pa vështirësi të konsiderueshme) dhe se personalisht ndihet mirë, testet konfirmuan se peshkopi ishte infektuar me këtë virus, prandaj, për këto arsye, ai u transportua në Podgoricë. Për shkak të kushteve më të favorshme të trajtimit, ai do të trajtohet atje për aq kohë sa zgjat infeksioni”, thuhet në një deklaratë të Kishës.
MCP shtoi se mendimi i përgjithshëm i mjekëve është se gjendja shëndetësore e Amfilohijes, duke marrë parasysh rezultatin pozitiv të testit, mjaft i qëndrueshëm dhe nën kontroll. /Telegrafi/