Telegrafi

Mitroglou kërkohet nga skuadra londineze

Arsenali raportohet se ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit të Fulhamit, Kostas Mitroglou.

Greku 28-vjeçar nuk është pjesë e Fulhamit në dy sezonet e fundit, pasi është i huazuar te Benfica, për të cilën ka realizuar 34 gola.

Forma e tij e mirë ka alarmuar Arsenalin, por sipas A Bola, Benfica dëshiron ta transferojë gjatë verës në formë permanente.

Çmimi i anësorit grek besohet se është rreth shtatë milionë.