Telegrafi

Mitko Çavkov ka harxhuar shuma marramendëse nëpër restorante të Shkupit

Mijëra euro për hotele, fluturime dhe restorante luksoze. Funksionarët nuk mendojnë shumë për harxhimet kur paguajnë me kartelat zyrtare, të cilat mbushen me paratë e qytetarëve.

Mitko Çavkov, pasardhësi i ministres Gordnana Jankulovska nga Ministria e Punëve të Brendshme, për restorante në vitin 2015 ka harxhuar 4.121 euro, ndërsa në vitin 2016 ka harxhuar 6.782 euro.

Në listën e dhuratave nga kartela e tij zyrtare takohen shpesh emrat e njëjtë të restoranteve, si “La Teraca”, “Skara Bar”, Pivnica restorant”, “Vodenica”, Mikei Hanting Klab”, “Kaj Xhino” dhe “Amigos”.

Përndryshe, ish-ministri i Arsimit në Maqedoni, Pishtar Lutfiu, sipas gazetës hulumtuese Scoop.mk, ka harxhuar rreth 20 mijë euro nëpër restorante në Shkup. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Lutfiu “ka lënë” rreth 20 mijë euro nëpër restorante në Shkup