Misteri i një vrasjeje që ka mbërthyer Philadelphian për 65 vjet tani është zgjedhur. Fëmija i panjohur i Amerikës, i njohur si “Djaloshi në Kuti”, tani ka një emër, dhe ende mund të ngrihen kallëzime penale ndaj kryesit të veprës.
Një fëmijë ishte gjetur i vrarë, i braktisur dhe i futur në një kuti në Philadelphia para shumë dekadave. Ndërsa të mërkurën, për herë të parë, Departamenti i Policisë në Philadelphia tha se zyrtarët e tyre kanë zbuluar emrin e djaloshit, raporton CBS News, transmeton Telegrafi.
BREAKING: Philadelphia Police sources confirm they have identified the 1957 murder victim known as “The boy in the box.” The department is expected to provide an update on the case next week. DNA and genealogical information helped detectives crack the case @CBSPhiladelphia pic.twitter.com/xN9sjFrYWT
— Joe Holden (@JoeHoldenCBS3) November 30, 2022
“Ta kesh një emër të vendosur në atë gur të varrit, është diçka që secili nga ne e kemi dëshiruar gjatë gjithë kohës”, deklaroi Linda Tamburri. “Thjesht më vjen mirë që unë jam gjallë dhe ta di se do ta shoh emrin e atij djali të vogël në gurin e tij të varrit”, shtoi ajo.
Punëtorët e varrezës Ivy Hill filluan të qajnë kur CBS3 Investigators u thanë atyre se policia e Philadelphia tani e dinë emrin e “Djalit në Kuti”, sipas raportimeve.
Personat si Dave Drysdale dhe Tamburri u kujdesen për djalin dhe varrin e tij njësoj sikur ai të ishte fëmija i tyre.
“Unë mendoj se kjo është e mrekullueshme”, tha Drysdale, sekretar i varrezave dhe arkëtar në Ivy Hill.
“Thjesht do doja që oficerët e policisë dhe të gjithë njerëzit e përfshirë që vdiqën prej kohësh të ishin ende këtu për ta parë atë sepse ky ishte një nga qëllimet e tyre dhe disa prej tyre thanë: ‘Shpresoj që të jetojnë mjaftueshëm për të parë një emër të vendosur atje'”.
Policia e Philadelphia do të japë një përditësim mbi rastin në fillim të javës së ardhshme, kur pritet të publikohet edhe emri i tij. /Telegrafi/