Këngëtarja Adelina Ismaili, e cilësuar si Diva e estradës shqiptare, është shquar gjithmonë për paraqitjet e saj unike.
Ishte e para që theu tabutë në vitet e para luftës, duke u shfaqur ekstravagante në klipe duke kënduar këngë revolte.
Një detaj ka rënë gjithmonë në sy nga publiku te paraqitjet e saj, dhe ajo ishte vetulla e saj e majtë, e prerë në mes.
Ka qenë gjithnjë një detaj i përsosur, që binte në sy dhe i jepte një pamje edhe më tërheqëse, sikur të ishte prerë me qëllim.
Por në fakt, vetë Ismaili në një intervistë të dhënë vite më parë për “1001 pse?”, kishte rrëfyer ‘misterin’ e kësaj vetulle.
Bëhej fjalë për një ‘dhuratë’, të cilën e kishte marrë nga zënka me morën e saj Emën, kur ishin të vogla.
Më tej, Diva kishte treguar për shqepjen e vetullës së saj nuk kishte marrë mjekim në spital, por për të ishte kujdesur gjyshja.
Ajo mbeti shenjë e përhershme, ndonëse mund të asociojë në një detaj të bezdisur për femrat, por për Divën, ky detaj u bë vetëm edhe më interesant për stilin e saj unik. /Telegrafi/