Zhdukja e Claudia Lawrence, më 18 Mars të 2009–ës çoi në një operacion masiv, me më shumë se 600 oficerë policie të angazhuar në analizimin e bisedave telefonike dhe më shumë se 2500 dëshmive.
Por në Janar të 2017–ës, oficerët e policisë thanë se hetimet janë pezulluar, duke e lënë nënën e saj të dëshpëruar për faktin se mund të mos e marrë vesh kurrë se çfarë i ndodhi vajzës së saj.
Claudia Lawrence u pa për herë të fundit pranë shtëpisë së saj në Merosegate, në York të Britanisë. 35 – vjeçarja, e cila punonte si kuzhiniere në Universitetin e York, kishte biseduar në telefon me nënën e saj atë natë dhe gjithçka dukej në rregull.
Por e reja nga ai moment u zhduk, përcjell tvklan.al, duke bërë që autoritetet të gërmonin për vite me radhë në të shkuarën e saj, marrëdhëniet me të tjerët dhe në punë, në përpjekje për ta gjetur.
Në një pikë, hetuesit besonin se ajo kishte qenë me 12 të dashur të ndryshëm përgjatë 5 viteve, disa prej të cilëve të martuar.
Shumë persona u arrestuan në lidhje me zhdukjen e Claudias, por për asnjërin prej tyre nuk u ngritën akuza.
Kështu familja e saj mbeti në pritje, më shpresën se një ditë do të merrnin përgjigje për fatin e vajzës.
Gjatë hetimeve u hodh edhe teoria se vrasësi i dënuar Christopher Halliwell kishte gisht në zhdukjen e saj.
Ai e rrëmbeu dhe e vrau viktimën e tij të dytë më 19 Mars të 2011 –ës, gati dy vite nga dita që Claudia u zhduk.
Tashmë, pas 8 vitesh policia thotë se hetimet për Claudian janë pezulluar, megjithatë sipas tyre çështja nuk do të mbyllet derisa të gjenden përgjegjësit për zhdukjen e saj dhe vënien e tyre para drejtësisë.
Autoritetet kanë dyshime të forta se 35 – vjeçarja mund të jetë vrarë. /Telegrafi/