Për një kohë të gjatë në rrjet kanë qarkulluar lajme për një lidhje të re dashurie në ‘showbizin’ shqiptar.
Bëhet fjalë për reperin e njohur, Majk dhe “Miss Universe Kosova” Blerta Veseli, të cilët deri vonë nuk u prononcuan asnjëri.
Gjeneza e thashethemeve erdhi nga disa postime, që dyshja i kishin realizuar në të njëjtin vend.
Sidoqoftë kësaj, Veseli në një intervistë për emisionin Prive është pyetur se a janë të vërteta lajmet, kurse përgjigjja e saj ishte më se e shpejtë.
“Asnjëra nuk është e vërtetë. Unë jam beqare, kam qenë beqare dhe do të jem beqare”, është shprehur ajo.
Theksojmë se Blerta u zgjodh ‘Miss Universe Kosova 2020 me 18 tetor të këtij viti. /Telegrafi/