Blerta Leka është 18-vjeçarja e shpallur “Miss Universe Albania”, e cila do të prezantojë Shqipërinë në garën e “Miss Universe” në SHBA.
E njëjta shquhet për bukurinë e saj, dhe është cilësuar si e duhura për të prezantuar shtetin shqiptar në këtë kompeticion.
Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin “1 kat më lartë” me prezantuesin Ermal Peçi, ku ka rrëfyer rreth më të rejave në karrierën e saj dhe planet për të ardhmen.
E pyetur se sa është e nevojshme që një “Miss” të njoh kulturën dhe historinë e shtetit të saj, Leka u përgjigj duke thënë se duhet të ketë mjaftueshëm njohur.
Por, prezantuesi i emisionit vendosi ta vërë bukuroshen para një kuizi, ku duhej të përgjigjej në disa pyetje rreth historisë së Shqipërisë.
Modelja bëri një gafë teksa në pyetjen se kur u shpall pavarësia e Shqipërisë, “më 1912 apo 1944”, duke dhënë si përgjigje këtë të fundit.
Nuk ka vonuar shumë dhe në rrjetet sociale menjëherë janë ngjallur reagime të shumta të cilat kanë kritikuar këtë përgjgje qesharake të 18 vjeçares. /Telegrafi/