Telegrafi

Miss Rose me mesazh për Gani Gërminë: Hiq dorë nga alkooli

Foto: Screenshot/YouTube

Miss Rose është banorja e fundit që u eliminua nga Big Brother VIP Kosova 2.

Ajo u largua të premten dhe pas saj me vetë-dëshirë doli edhe banori tjetër, Blero.

DJ e njohur dërgoi disa mesazhe për konkurrentët e tjerë, të cilët ndodhen brenda.

Foto: Screenshot/YouTube

Disa nga ta i lavdëroi e për disa nga banorët hodhi edhe kunja, për shkak të raporteve që kishte krijuar në shtëpinë më të famshme.

Lexo po ashtu Linda Halimi: 200 mijë euro s'e kanë vlerën e njollës permanente që mund të mbesë në imazhin tënd

E njëjta kërkoi nga Gani Gërmia që ta lërë alkoolin, si një këshillë për gazetarin e humoristin.

Foto: Screenshot/YouTube

Kjo mbase Ganiu shumë shpesh prej tij ka dalë edhe nga kontrolli, duke bërë që të ketë përplasje me disa nga banorët.

Ganiu nga ana tjetër nuk bëri ndonjë reagim në lidhje me këtë çështje. /Telegrafi/