Ish-fituesja e Miss Bum Bum, Suzy Cortez, prej vitesh është tifozja më e madhe e futbollistit Messi dhe klubit futbollistik, Barcelona.
Ajo e ka çuar dashurinë e saj për Lionel Messin një hap më tej duke bërë një tatuazh tjetër të heroit të saj në pjesën e poshtme të stomakut.
Ky veprim nuk do të jetë edhe aq i mirë për familjen e Messit, pasi superylli i Barcelonës e ka bllokuar më parë atë në rrjetet sociale meqë u bombardua me fotografi tërheqëse të saj.
Zeshkania nga Brazili, e cila ka përjetësuar Lionelin edhe në të pasme, thotë se ilustrimi i ri seksual përmbush një premtim që ajo bëri së fundmi në një shfaqje televizive.
29-vjeçarja tha, “Meqë unë bëra tatuazh emblemën e Barcelonës në të pasme, unë po mendoja të bëja një tatuazh tjetër për të nderuar lojtarin më të mirë në histori”.
“Unë e komentova këtë për herë të parë në një intervistë televizive gjatë udhëtimit tim në Meksikë kur fitova Miss Butt World. Ishte një premtim dhe unë e mbajta atë”.
Ajo u bllokua në mediat sociale nga futbollisti argjentinas dhe bashkëshortja e tij, Antonella Roccuzzo pasi e etiketuan në disa imazhe provokuese.
Më pas ajo filloi një fushatë në internet për të inkurajuar fansat e saj që ta mbështesin atë dhe ta bindin Messin për ta zhbllokuar. /Telegrafi/