Al Nuseirat, një kamp historik i refugjatëve palestinezë, u godit nga sulme të shumta të shtunën pasi forcat izraelite nisën një mision shpëtimi pengjesh.
Të paktën 210 palestinezë u vranë në operacionin për të shpëtuar katër persona, ka thënë qeveria e udhëhequr nga Hamas, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Në anën tjetër Izraeli tha se kishte më pak se 100 viktima.
Gjatë misionit, i përshëndetur si “heroik” në Izrael, ushtria tha se liroi pengjet nën të shtëna armësh dhe u përgjigj me goditje “nga ajri dhe nga rruga”.
Por sulmi që pasoi në Al Nuseirat të Gazës qendrore, një kamp historik refugjatësh palestinezë, çoi në skena si një “film horror”, sipas banorëve.
Ndërkohë janë publikuar imazhe nga Gaza qendrore që tregojnë nivelin e shkatërrimit. /Telegrafi/