Telegrafi

Misajlovski: Të punësuarit në ‘Hekurudhat e Maqedonisë’ të kthehen në punë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve në Maqedoni, Vllado Misajlovski ka reaguar sot në lidhje me grevën e të punësuarve në ‘Hekurudhat e Maqedonisë’ duke thënë që janë siguruar mjetet për rrogat dhe për investime në hekurudha, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Ju bëjmë thirrje të punësuarve që të kthehen në vendet e punës dhe të vazhdojnë me punë pasi ne kemi gjetur mjete për t’i paguar rrogat dhe kontributet. Kam biseduar me drejtorin e ri të ”Hekurudhat e Maqedonisë” dhe jemi duke gjetur zgjidhje edhe për investime në të ardhmen ku janë ndarë gjithësejt 10 milionë euro.” tha sot ministri Misajllovski. /Telegrafi/