Telegrafi

Misajlovski: Me paratë e BE-së deri tani janë rindërtuar tetë stacione hekurudhore

Ministri i transportit dhe lidhjes, Vllado Misajlovski, informoi se projekti për rikonstruimin e 10 stacioneve hekurudhore është pranë fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deri tani kanë përfunduar stacionet në Veles, Negotinë, Demir Kapijë, Çashka, Tabanovcë, Gradsko, Bogomilla dhe Prilep.

“Rikonstruimi i stacioneve në Manastir është në fazën përfundimtare, ndërsa para pak kohësh kemi filluar edhe me rikontsruimin e stacioni të fundit në Gjevgjeli”, deklaroi Misajlovski.

Në këto projekte janë investuar 2.3 milionë euro, të cilat i ka ndarë Komisioni Evropian nga IPA Fondet.

Realizimi i këtyre projekteve përfshinë edhe renovimin e dhomave pritse, rregullimin e çative fasadat e stacioneve hekurudhore./Telegrafi/