Këngëtarja e njohur nga Gjilani, Mirsa Kërqeli, ka kohë që ka bërë një tërheqje nga muzika.
Ajo po vazhdon të shijojë jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, megjithëse ka njoftuar se së shpejti do të rikthehet me prurje të reja.
E njëjta u ka dhënë më shumë hapësirë fansave të pyesin përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram, derisa të shumta ishin pyetjet rreth karrierës profesionale.
E pyetur se kur do të fillojë të këndojë, Kërqeli ka bërë të ditur se së shpejti do të rikthehet në skenë.
“A ke me ja fillu me këndu sërish apo e ke lënë përgjithmonë?”, ka qenë pyetje e drejtuar nga një ndjekës.
Lidhur me këtë nuk mungoi një përgjigje nga Mirsa duke shkruar, “Do të fillojë të këndojë sërish shpejt do të sjellë këngë klipe ‘cover’, gjithçka për ju”.
Mirsa përndryshe është nënë e dy fëmijëve. /Telegrafi/