Telegrafi

Mirsa Kërqeli dhe Butrint Rashiti publikojnë bashkëpunimin e ri

Foto: Urban Graphics/YouTube

Këngëtarët Mirsa Kërqeli dhe Butint Rasshiti kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

Ata kanë sjell ripërpunimin e këngës së njohur me titull “E dashuruar”.

Dy këngëtarët e njohur nga Gjilani tash e sa kohë sjellin ripërpunime të këngëve të vjetra, të kënduara në versionin e tyre.

Butrint Rashiti (Foto: YouTube)

Vet Mirsa muaj më parë në një intervistë për Telegrafin, kishte rrëfyer se ndjehet e lumtur që zgjodhi këtë formë rikthimi në muzikë.

“Muzika mbetet gjithmonë pjese e imja e pa ndashme, prandaj rikthimi im ka qenë i pritur por pak i vonuar shkaku i familjes. Kemi biseduar me familjarë dhe kolegë deri sa kam ardhur në Kosovë edhe kemi vendos me i u fut punës”, ka thënë këngëtarja Kërqeli për Telegrafin.

Lexo po ashtu Rikthimi i Mirsës në muzikë: Ju rrëfej planet për të ardhmen dhe jetën time të re në Kanada

E njëjta pritet që muajt në vazhdim të sjellë për fansat edhe disa këngë të tjera.

Mirsa Kërqeli (Foto: YouTube)

Ndërkohë, Butrint Rashiti është po ashtu një emër shumë i suksesshëm në qytetin e Gjilanit, ndërsa është pjesë e shumë ahengjeve të ndryshme muzikore. /Telegrafi/