Kishte kohë që i mungonte skenës, por është rikthyer sërish për fansat e saj të dikurshëm.
Këngëtarja Mirsa Kërçeli publikoi të shtunën këngën e saj më të re me titull, “Moj e mira”.
Kënga është ritmike e zhanrit pop, dhe është punuar nga Flow Music, gjersa tekstin e saj e ka shkruar Jetmir Salihu.
“Moj e mira” është vizualizuar edhe me një klip shumë veror, i cili i përshtatet tematikës së këngës.
Xhirimet e klipit janë kryer në Gjilan, ndërsa ana vizuale është realizuar nga produksioni Urban Graphics.
Mirsa përndryshe ka vite që është zhvendosur nga Kosova në Kanadë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.
Largimi për në kontinentin tjetër ka qenë edhe arsyeja e distancimit të saj nga muzika për kaq kohë. /Telegrafi/