Philippe Coutinho ishte një nga ata që shënuan, madje dy herë në fitoren e Bayernit kundër Barcelonës (8-2).
Braziliani është ende në pronësi të ekipit katalanas, por është në huazim te kampionët e Gjermanisë nga vera e kaluar.
Por kur Barcelona e bleu nga Liverpooli në vitin 2018, në kontratë u përfshi një klauzolë lidhur me Ligën e Kampionëve.
Siç raporton “Mirror”, në fakt, nëse Coutinho do të fitojë këtë garë në arkat e Liverpoolit duhet të shkojnë 5 milionë euro nga Barcelona.
Sipas mediumit anglez në klauzolë nuk është specifikuar që Coutinho duhet ta fitojë Ligën e Kampionëve vetëm me Barcelonën, kështu që Liverpooli ka të drejtë të kërkojë bonusin sipas kontratës.
Tani nesh braziliani mund ta fitojë me Bayernin, atëherë Barcelona do të duhet t’i paguajë ato 5 milionë euro në arkat e Liverpoolit. /Telegrafi/