Sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, nuk është vetëm golashënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës në futboll.
Talenti nga Gjilani e ka gjetur plot 12 herë rrjetën në gjashtë xhirot e para në elitën e futbollit të Kosovës.
Otto John është përcjellësi më i afërt i tij, por futbollisti i Prishtinës ka arritur të shënojë vetëm pesë herë.
Por kjo nuk është e tëra. Në një renditje të faqes Transfermarkt, Daku është i pari edhe në renditjen botërore të golashënuesve më të mirë nën moshën 23 vjeçare.
Numër të njëjtë të golave ka shënuar edhe kroati Marko Divkovic për klubin sllovak, Dunajska Streda, mirëpo këtë shifër e ka arritur në 10 ndeshje të zhvilluara, derisa Mirlindi i ka shënuar 12 gola për gjashtë ndeshje. /Telegrafi/