Miriam Cani ka publikuar një fotografi nga një studio muzikore, ku duket se është duke përgatitur material të ri.
Këngëtarja nuk ka dhënë ndonjë detaj në lidhje me këngën e re, pasi nuk ka dhënë ndonjë informacion në Instagram.
Ndërsa komentet e fansave janë të gjitha pozitive dhe ata mezi presin që këngëtarja të vijë me projekt të ri muzikor.
Miriami u tërhoq paksa nga muzika prej se u bë nënë (në vitin 2015), ndërsa është duke e jetuar lidhjen me këngëtarin Alban Skënderaj.
Para disa muajsh pati spekulime për krizë në lidhjen e tyre, mirëpo në fund rezultoi se të gjitha ishin vetëm spekulime. /Telegrafi/