Telegrafi

Miriami me dedikim romantik për ditëlindjen e Albanit: Ameli dhe unë do të të duam përjetësisht, asgjë s’do kishte kuptim pa ty

Foto: Alban Skënderaj/Instagram

Këngëtari i njohur Alban Skënderaj fesron sot (e premte) ditëlindjen e tij të 36-të.

Me këtë rast, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, fansat e familjarët e tij.

Foto: Alban Skënderaj/Instagram

Ndërkohë, urimin më të veçantë, Albania e ka marrë sot nga dashuria e tij e jetës, këngëtarja Miriam Cani.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ajo ka publikuar një fotografi të këngëtarit në llogarinë personale në Instagram, teksa në mbishkrimi e saj i ka bërë atij një dedikim romantik.

” Te jesh i suksesshem ne profesion eshte arritje e madhe por jo sekreti i lumturise. Te jesh i suksesshem si NJERI dhe ne familje eshte bekimi i vertete ne jete. Ti ke ditur gjithmone t’i japesh gjithçkaje rendesine e vete. Gezuar ditelindjen jeta ime. Ameli dhe une do te te duam perjetesisht dhe asgje s’do kishte kuptim pa ty” (sic.), shkruhet në statusin e këngëtares Miriam Cani.

Dyshja në fjalë kanë më shumë se një dekadë që janë bashkë, numërojnë së bashku shumë bashkëpunime të suksesshme, gjersa janë edhe prindër të një vajze, të quajtur Ameli. /Telegrafi/

Foto: Alban Skënderaj/Instagram